Te Spanja nuk ka "përplasje" Real-Barça
"Tani, e gjithë bota e di se si luajmë ne. Megjithatë, ne kemi vetëm vetveten". Në këtë mënyrë, Iker Casillas, portieri i Spanjës, përpiqet për të mbajtur përqëndrimin e Kampionëve sa më të lartë përpara startit të ngjarjes më të madhe kontinentale në rang kombëtaresh, "Euro 2012".

"Viti europian do të jetë i vështirë, veçanërisht për shkak se në vitin 2008 stili ynë i lojës nuk ishte i njohur. Tani gjithë bota e di se si luajmë. Megjithatë, çfarëdo strategjie e miratuar nga rivalët tanë për të na ndalur e mundur nuk do të funksionojë. Ne nuk do ta ndryshojmë stilin tonë të lojës, ndërsa do të fitojmë ose do të fundosemi vetëm nga vetvetja jonë, jo nga kundërshtarët", deklaroi Casillas për revistën gjermane "Kicker".

Casillas në mënyrë definitive ka mbyllur edhe zërat që thonë se ka përplasje mes lojtarëve të Real Madrid dhe Barcelonës në kombëtaren e Spanjës.

"Ne kemi lojtarë me përvojë të madhe, që dinë si të bëjnë dallimin e situatave, jo të bashkëngjisin me rëndësi të madhe gjëra që nuk meritojnë këtë interes. Interesi më i madh të gjithëve në këto momente është kombëtarja e Spanjës, jo klubet e futbollistëve specigikë", përfundoi Iker Casillas. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2012, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori