E pabesueshme, ky çmim mund të marrë emrin e Messit
Presidenti i kampionatin spanjoll të futbollit, Javier Tebas ka theksuar se çmimi si lojtari më i mirë i vitit në Spanjë të mbajë emrin e Lionël Messit.

“Më pëlqen ideja e emërimit të një çmimi për nder të Lionel Messit. Më pëlqen shumë kjo, do të duhet të mendojmë për këtë gjë. Mendoj se Messi do të jetë futbollisti më i mirë në histori të futbollit, ai veçse është i tillë.

Disa njerëz flasin për Neymarin, por ai tanimë është 26-vjeçar dhe me aq sa mund të mbaj mend unë, Messi filloi të luante për Barcelonën në një moshë të re dhe ai vazhdon të na surprizojë të gjithëve çdo vit.

Duket se Messi nuk ka kufij dhe ai e luan çdo ndeshje në nivelin maksimal. Ai është më i miri dhe mendoj se është ide e mirë ta krijojmë një trofe për lojtarin më të mirë të sezonit dhe ta emërojmë pas Leo Messit”, tha Javier Tebas, presidenti i La Liga-s spanjolle. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2018, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori