Tebas: La Liga do të padisë PSG në EU për blerjen e Neymarit
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka konfirmuar se do të padisë Paris Saint-Germain në Bashkimin Evropian nëse UEFA nuk do të marrë një qëndrim më të vështirë.

Tebas ka konfirmuar se do ta raportojë klubin parizian në Drejtorinë e Përgjithshme të Kompeticionit për shtrembërimin e tregut të transferimeve për shkak të mungesës së veprimeve të UEFA-s, shkruan Albeu.com.

"Ne kemi paditë tona të përgatitura dhe të gatshme", tha Tebas kur u pyetën nëse raporti do të dërgohej në Bashkimin Evropian, siç raportohet nga EFE.

"La Liga do të presë deri në fund të vitit kalendarik për t'i dhënë kohë UEFA-s të marrë një vendim nëse duhet të ndërhyjë ose jo.

"Edhe para se Neymar të bashkohej me PSG, i thashë atij (presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi) se ne do të kritikonim ndërhyrjen e shtetit në klubet e futbollit.

"Ne do ta marrim këtë në një nivel evropian nëse UEFA nuk është e fortë për çështjen, pavarësisht hapjes së dosjes disiplinore kundër PSG-së". përfundoi presidenti i ligës spanjolle. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori