Infermieria e Realit është "full", probleme dhe për Marcelon
Infermieria e Madridit vazhdon të ketë punë.

I fundit që është dëmtuar në shtëpinë e Los Blancos është mbrojtësi i majtë, Marcelo.

Braziliani lëndoi shpatullën në fitoren 3-2 ditë më parë kundër Levantes në “Santiago Bernabeu”.

Në fillim nuk u duk lëndim i rëndë, pasi 31-vjeçari e vazhdoi pa ndonjë problem ndeshjen. Por, ai nuk është stërvitur gjatë ditës së sotme dhe sipas AS, edhe Marcelo do të mungojë të mërkurën kundër Paris Saint Germainit dhe mund të humbasë edhe ndeshjen e vikendit kundër Sevillas.

Vendin e brazilianit do ta zërë mbrojtësi i majtë i blerë gjatë verës për 50 milionë euro, Ferland Mendy.

Përveç Marcelos, kundër PSG-së do të mungojnë Asensio, Isco, Modric e Valverde, që të gjithë të dëmtuar, ndërsa Sergio Ramos dhe Nacho janë të suspenduar.
Shtuar më 16/09/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori