"Tek Juve 12 lojtarë konsumonin cigare në tualet", shokon Bendtner
Tek Juventusi u ble me bujë, por që nuk shkëlqeu aspak me paraqitjet e tij në sezonin 2012/13, por arriti të koleksiononte një titull kampioni dhe me leksionet e marra prej juventini.

Niklas Bendtner sot 32 vjeçar rrëfen ekluzivisht në median “BBC” historinë e tij në kohën kur kishte veshur fanelën bardhezi:

Juventusi – “Në ditën e parë tek Juventusi, në qendrën stërvitore nuk arrija dot të gjeja shokët e skuadrës. I kërkoja në çdo vend, por i gjeta në tualet. Plot 12 lojtarë po konsumonin cigare dhe kafe duke qeshur dhe duke bërë shaka. Kjo e cigareve ngjasonte më shumë si historia e Dario Hubner por në fakt ishte Juventusi i Kontes. Mund të ishe përballur me Bufon ose Pirlon, por çfarë mund t’u thuash të dyve kështu? Nëse shikon karrierën e tyre dhe sa profesionistë janë … Kjo gjë më hapi edhe sytë. Etika që ata treguan në fushë dhe kuptimi në dhomën e zhveshjes ishte i pabesueshëm, kështu që askush nuk mund ta pyeste veten problemin e pirjes së duhanit.”

Baloteli – “E mbani mend kur Baloteli erdhi në Premier Ligë dhe të gjithë u shokuan sepse ai pinte cigaretualet? Ishte bërë një skandal, një rast që u përmend në gazeta. Por në çdo skuadër ku kam qenë ishte dikush që pinte cigare. Një gjë shumë e zakonshme në Itali, shumë më tepër se në Angli.”
Shtuar më 15/11/2020, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori