Tek Juventus do të vijnë dy mesfushorë
Pëlqej
Ndonëse me merkaton e janarit në prag, Juventusi duket se po punon tashmë për atë të verës, ku janë duke planifikuar disa afrime në reparte të ndryshme. Bardhezinjtë kanë si synim përforcimet në mesin e fushës, repart ku kanë më shumë probleme, duke parë dëmtimet e shpeshta të Marchisios dhe Khediras, ndërsa Pjaniç është i vetmi titullar i padiskutueshëm.

Kështu mediet italiane raportojnë se Juventusi ka mbyllur tashmë marrëveshjen për transferimin mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can, ndërsa po punojnë për të marrë edhe brazilianin e Monacos, Fabinho.

Gjermani i ‘The reds-ave’ është në skadencë kontrate dhe duket se ka zgjedhur pikërisht bardhezinjtë për të vijuar karrierën, ndërsa sa i përket Fabinhos, duhet thënë se braziliani ka shumë oferta nga Premier League dhe beteja për transferimin e tij do të jetë shumë më e vështirë dhe e kushtueshme. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori