Tekniku i Egjiptit tregon pikën e fortë të skuadrës
Pëlqej
Ditën e sotme pritet të luhet ndeshja hapëse e Botërorit "Rusia 2018" ku vendi pritës do të luaj kundër Arabisë Saudite.

Kjo do të jet hapja e një rrugëtimi një mujor ku 32 skuadra do të përballen me njëra tjetrën për të fituar Kupën e Botës dhe secila ka në mendje strategjitë për të shkuar sa më pranë trofeut.

Së fundmi trajneri i Egjiptit, Héctor Cúper ka theksuar se pika e fortë e skuadrës së tij është uniteti në skuadër transmeton albeu.com.

"Le të flasim për kolektivin, jo për individin, ne kemi bërë gjithçka bashkë, besimi ynë ka qenë që të jemi gjithmonë bashkë, uniteti është forcë " ka deklaruar Hector Cuper.

"Secili anëtar i ekipit kombëtar meriton të ketë sukses dhe gjithashtu edhe publiku meriton ta gëzojmë, pasi gjithmonë na ka mbështetur ", tha argjentinasi.

Ai gjithashtu foli për "yllin" e ekipit Mohamed Salah: "Ai zakonisht dëgjon shumë dhe është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ekipin. Por prapa çdo lojtari të madh, ka ekip, asnjë lojtar nuk mund të bëjë gjithçka vetëm, ne kemi një ekipi që mbështet, mban dhe ndihmon, por edhe ai gjithashtu kontribuon shumë, " tha më pas Cuper. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori