Telashe për Barçën, dëmtohet Neymar
Pëlqej
Nëpërmjet faqes së saj zyrtare në internet Barcelona ka komunikuar se ylli brazilian i skuadrës Neymar ka pësuar një dëmtim të gradës së parë në kaviljen e djathtë gjatë stërvitjes së fundit me skuadrën.

Ende nuk bëhet e ditur gjendja e sulmuesit pasi priten ekzaminimet e hollësishme mjekësore.

Neymar vjen pas një tjetër dëmtimi të rëndë të pësuar në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Kolumbisë, ndërsa këtë fundjavë Barcelona nis edhe sezonin e ri në La Liga me ndeshjen ndaj Elches. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori