Telashe për Barçën, Pique K.O
Gerard Pique ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Atletico Madrid dhe do t’i mungojë Barcelonës në fazën më të rëndësishme të sezonit. Mbrojtësi spanjoll dëmtoi legenin kur ra keq në tokë pas një dyluftimi ajror me Diego Costën dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj.

Pique nuk do të luajë në këtë mënyrë ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madrid dhe finalen e Kupës së Spanjës ndaj Real Madrid.

Kjo është një tjetër goditje e rëndë për Barcelonën pas dëmtimit të portierit Victor Valdes një javë më parë.

Trajneri Gerardo "Tata" Martino do i besojë tashmë të riut Marc Bartra pasi forma fizike e kapitenit Carles Puyol është shumë larg optimales. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2014, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori