E FUNDIT/ Mbyllen pjesët e para, kryesojnë Laçi dhe Teuta (VIDEO)
Telashe për Lazion, Luis Alberto operohet me urgjencë
Luis Alberto iu nënshtrua me urgjencë operacionit pas problemeve që pati me apndecitin. "Magjistari" i Lazios u shtrua në klinikën Paideia, ku ndërhyrja rezultoi e suksesshme. Ai do të qëndrojë i shtruar në spital në institucionin shëndetësor për dy ditë para se të kthehet në shtëpi dhe të vijojë fazën e shërimit.

Ai me siguri do të humbasë ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Parmës, të enjten në mbrëmje, dhe ndeshjen e kampionatit kundër Sassuolos, të dielën.

Një ndalesë e papritur që thjesht nuk ishte e nevojshme për numrin 10 të Lazios. Kthimi i tij mund të planifikohet në fund të muajit. Riaftësimi në raste të tilla kërkon rreth dhjetë ditë kohë.
Shtuar më 20/01/2021, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori