Telenovela "Fernandes" merr fund, portugezi drejt Anglisë
Bruno Fernandes është lojtari për të cilin Mancheter Unites ka berë të pamundur për ta sjellë në "Old Trafford".

Për "Djajtë e kuq" arritja e kësaj marrëveshje nuk ka qenë aspak e lehtë dhe pas shumë negociatash më në fund është arritur.

Bruno Fernandez do t’i kryejë testet mjekësore në qendrën sportive të Manchester Unitedit, para se të nënshkruajë kontratë katërvjeçare e gjysmë për ta kompletuar transferimin nga Sporting Lisbona.

Manchester Unitedi do t’i paguajë fillimisht 46.6 milionë funte për portugezin, ndërsa me bonuse çmimi i tij mund ta arrijë shumën për 67.8 milionë funte, nëse ai i arrin disa synime të caktuara gjatë kohës së tij në Old Trafford.

Fernandes pritet ta kompletojë transferimin e tij të mërkurën, pasi që të gjitha dokumentet janë bërë gati në mënyrë që ai të mundë të debutojë për klubin anglez qysh të shtunën në Old Trafford, kundër Wolves.

Manchester Unitedi besonte se Sportingu – që fillimisht i kërkonte menjëherë 67 milionë funte për futbollistin – do ta ulte çmimin kërkues pasi që klubi ishte në vështirësi financiare dhe pikërisht ashtu ndodhi.

Sportingu u detyrua t’i ulë kërkesat dhe ta pranojë një çmim më të ulët për Fernandesin, ndërsa Manchester Unitedi ishte i lumtur ta arrijë atë shumë përmes bonuseve.

Barcelona e bëri një ofertë në fund për të tentuar t’ia rrëmbejë Manchester Unitedit mesfushorin, mirëpo klubi anglez lëvizi shpejt për ta finalizuar marrëveshjen dhe për t’i siguruar shërbimet e Fernandesit.

Gjiganti spanjoll thuhej se ofroi më shumë para për Fernandesin, mirëpo nuk dëshironte ta paguante atë shumë deri këtë verë, gjë që nuk i përshtatej Sportingut.

Manchester Unitedi ishte interesuar ta transferojë portugezin edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo vendosi të mos e transferojë atë, përkundër që ai i shënoi 33 gola në 53 ndeshjet e tij për Sportingun sezonin e kaluar.

Fernandes e ka vazhduar formën e mirë edhe këtë sezon, duke i shënuar 15 gola në 28 paraqitjet e tij këtë sezon, si dhe duke ndihmuar me 14 asiste.

Pasi që Paul Pogba ka munguar në shumicën e sezonit për shkak të lëndimeve e Scott McTominay është gjithashtu i lënduar, përderisa sulmuesi Marcus Rashfordi pritet të mungojë deri në fund të këtij sezoni – Manchester Unitedi pati nevojë për një lojtar me cilësi në sulm si Fernandes. /
Shtuar më 29/01/2020, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori