"Telenovela" Hysajt drejt fundit, agjenti i tij përfundon në zyrat e klubit të ri
Telenovela Hysaj duket se po merr fund dhe me shumë gjasa, Roma do të jetë destinacioni i ri i mbrojtësit shkodran, i cili e sheh të pamundur të qëndrojë në Napoli. "Corriere del Mezzogiorno" raporton se agjenti i futbollistit, Mario Xhufredi ka përfunduar në Romë.

Ai pritet që të ketë një takim me drejtuesit verdhekuq për të ardhmen e shkodranit dhe do të shihet nëse gjejnë gjuhën e përbashkët. Atletiko Madrid shihej si skuadra që gati e kishte mbyllur kalimin e tij, por pasi bleu Tripier, gjërat ndryshuan.

Trajneri i Romës, Fonseka ka kërkuar një mbrojtës të djathtë që mund të bëjë rolin e tij mirë dhe pikërisht Hysaj, shihet si ideali. Ai kërkon që të kalojë në mesfushë Florencin dhe barrën e sulmit ta ketë pikërisht Florenci, ndërkohë që Hysajt i mbetet të kujdeset vetëm për mbrojtjen, ashtu si në kohën kur ishte Sarri.
Shtuar më 24/07/2019, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori