Telenovela Kepa u mbyll, Reali hedh sytë nga alternativat e mundshme
Pas rinovimit të kontratës së Kepa Arrizabalaga me Athletic Bilbaon, tani ekipi Madrilen duhet të shikojë mundësitë tjera për të përforcuar portën Madrileneverën e ardhshme.

Ndoshta në merkaton aktuale nuk do të vijë ndonjë portjerë tjetër por drejtuesit e klubit nuk e përjashtojnë mundësinë që të transferojnë ndonjë gardian të ri të portës Madrileneverën e ardhshme, përcjell Albeu.com.

David de Gea dhe Thibaut Courtois janë dy opsionet më të preferuara. Pas dështimit në momentet e fundit për ta transferuar De Gean në verën e vitit 2015, tani portjeri Spanjoll shikohet si portjeri favorit për të iu besuar porta Madrilene pas Keylor Navas.

Suksesi i klubit në këtë sezon dhe performancat e Navas do të jenë ato që do të jenë kyce në arritjen e një portjeri për sezonin e ri./albeu.com/
Shtuar më 24/01/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori