"Telenovela Neymar", PSG nuk ka ndërmend të ul çmimin prej 250 milion eurosh
Pavarësisht se janë të hapur për shitjen e tij, Paris Saint-Germain janë duke mbajtur një çmim shumë të lartë për Neymarin

Edhe Barcelona edhe Real Madrid janë të gatshëm për ta sjell brazilianin në radhët e tyre, edhe pse Neymar besohet se preferon një rikthim në Kataloni.

Një prej sfidave të Barcelonës është kjo se PSG më shumë preferon ta shet atë në ndonjë klub tjetër se në Blaugrana, me disa incidente në të kaluarën të cilat përfshin ndjekjen e katalunasve për Marco Varrattin më 2017, ku kishin ndikuar në marrëdhëniet e klubit me lojtarin.

Tani, duke pasur vështirësi për ta gjetur një blerës për yllin që dëshiron të largohet, PSG është pajtuar që të flet me Barcelonën, por kampionët e Ligue 1 janë duke kërkuar një çerek miliardi për lojtarin.

Pasi kanë shpenzuar 120 milionë euro në Antoine Griezmann në fillim të verës, e cila gjë kërkonte një kredi për ta transferuar, një shumë e till për Neymar është e pamundur për katalunasit.
Barcelona, në vend të kësaj, do të tentoj që të përfshijë lojtarë si pjesë e shkëmbimit të marrëveshjes, si Samuel Umtiti, Ivan Rakitic, Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho, por mendohet se vetëm i fundit i intereson parisienëve.

A do ia dal Barcelona për ta arritur këtë marrëveshje, jo të gjitha problemet do të zgjidhen menjëherë, pasi që arritje e Neymar do të thotë që njeri nga këta lojtarë si Dembele, Luis Suarez dhe Griezmann do të jenë më shumë në bankë se në fushë.

Siç qëndron për momentin, Barcelona pritet që të ofrojë para plus Coutinho që të arrin këtë çmim edhe pse duket jo realist për kushtet në të cilat gjendet klubi katalunas.
Shtuar më 13/08/2019, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori