Telenovela vazhdon, shtyhet sërish shitja e Milanit
Shitja e Milanit është kthyer në një telenovelë të vërtetë në Itali. Është folur që këtë javë do të përfundonte gjithçka dhe klubi do të bëhej kinez, por sërish marrëveshja është shtyrë.

Dy ortakë (flitet rreth 100 milionë në total) janë tërhequr dhe grupi kinez që po blen Milanin ka mbetur pa paratë e nevojshme për të kompletuar blerjen.

Pas disa vonesave të vazhdueshme, shitja e Milanit është shtyrë edhe për 30 ditë të tjera, në mënyrë që t’i jepet më shumë kohë për mbledhjen e 320 milionë eurove të nevojshme për blerjen e klubit.

Sipas Gazzetta dello Sport, kjo ka bërë që grupi Sino-Europe Sports (SES) t’i propozojë Finivestit një çmim të reduktuar të blerjen në mënyrë që të mbyllet marrëveshja që tani.
Shtuar më 01/03/2017, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori