Televizioni katalanas: Futbollistët e Realit, hiena (VIDEO)
Një televizion katalanas i hedh benzinë zjarrit në Spanjë duke rinxjerrë në plan të parë përplasjet në fushë mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. TV3 në emisionin "Esport Club" i ka krahasuar lojtarët madrilenë me hiena, gjë që sigurisht nuk i ka lumturuar drejtuesit madrilenë.

Pjesa e shkëputur nga programi analizon ndërhyrjet e shumta ndaj Messit në El Clasicot e sezoneve të fundit nga lojtarët madrilenë dhe sipas "Esport Club", vjen si kundërpërgjigje ndaj mediave madrilene të cilat u përpoqën të sulmonin yllin argjentinas për sjelljen e tij jo etike pas takimit të "Santiago Bernabeut".

Videoja është treguesi më i qartë i tensionit mediatik mes dy kampeve që shpesh herë kanë mbajtur pozicione armiqësore edhe jashtë fushës, pavarësisht se bëhet fjalë për një sport që synon paqen dhe bashkimin mes njerëzve. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori