Teli dhe Bakaj: Jemi këtu për të zëvëndësuar "senatorët"
Për Admir Telin dhe Elis Bakajn, largimi së fundmi nga skuadra i disa lojtarëve veteranë nuk do ta dobësojë Kombëtaren.

Sipas dy kuqezinjve, si Lala dhe Skela kanë qenë lojtarë model për atë çka kanë dhënë në fushën e lojës me ekipin përfaqësues, ndaj u mbetet detyrë lojtarëve aktualë më të rinj që të bëjnë më të mirën, që të mos ndihen këto mungesa, shkruhet në gazetën Panorama.

Ndërkohë, si shkodrani, edhe tiranasi kanë konfirmuar se janë në formë të mirë dhe presin që ndaj Azerbajxhanit dhe Maqedonisë skuadra jo vetëm të zhvillojë një lojë të mirë, por edhe të fitojë me qëllim që të kthejë besimin e tifozëve te kjo skuadër. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori