Tension mes Sarrit dhe Hazard, belgu: S’më intereson çfarë thotë
Në shtëpinë e Chelsea-t jo gjithçka shon vaj, sikurse mund të jetë perceptimi nga jashtë.

Në kampin e bluve të Londrës ka "shkëndija" mes trajnerit Maurizo Sarri dhe mesfushorit Eden Hazard pas kualifikimit me vështirësi në finale të Carabao Cup, teska u kërkuan goditjet e 11-metërshave për të përcaktuar fituesin në sfidën e shtëpisë ndaj Tottenhamit.

Pak ditë më parë, italiani kishte "thumbuar" belgun duke deklaruar se nuk është lider i vërtetë, ndërsa përgjigjja e Hazard vjen flakë për flakë.

"Nuk më intereson se çfarë thotë trajneri. Unë mendoj vetëm të luaj futbollin që di. Jam i përqendruar te skuadra dhe kërkoj vetëm që ta ndihmoj që të fitojë."

Një reagim i thatë në kulmin e zërave për një transferim të tij të mundshëm të Reali i Madridit, në Primera Division. Në gjysmëfinalen e Carabao Cup ndaj Spursave Hazard shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0.
Shtuar më 25/01/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori