Tension te Milani, mbrojtësi refuzoi të hyjë në fushë ndaj Torinos
Trajneri i Milanit Stefano Pioli nuk e ka kapërdirë lehtë refuzimin e lojtarit të tij Mateo Musakio në fund të pjesës së parë, i cili nuk pranoi të zëvendësohej me shokun e skuadrës Kjaer, i cili u dëmtua në përfundim të pjesës së parë në ndeshjen me Torinon.

Duke parë dhimbjet në muskulin e krahur të majtë të mbrojtësit danez, Pioli thirri qendërmbrojtësin argjentinas Musakio për t’u hedhur në fushë, por 29-vjeçari kundërshtoi t’i bindej urdhrit të Piolit duke u justifikuar se ndiente dhimbje në pulpë.

I acaruar nga sjellja e lojtarit të tij, Pioli hodhi në fushë 20-vjeçarin Mateo Gabia, i cili realizoi sot debutimin në kampionatin italian.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Musakio nuk u kthye në pankinën, por qëndroi në dhomat e zhveshjes. Nuk dihet se çfarë kanë diskutuar trajneri i Milanit Pioli dhe argjentinasi.
Shtuar më 17/02/2020, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori