Tension te Roma, debate Zeman-De Rossi
Tensioni në klubin e Romës ka prekur majat, dhe shkaku kryesor duket të jetë humbja e turpshme përballë Juventusit në kampionat 4-1 të shtunën e shkuar. Sipas të përditshmes italiane "La Gazzeta Dello Sport", në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të sfidës ndaj bardhezinjve, trajneri Zdenek Zeman dhe mesfushori Daniele de Rossi kanë replikuar më tone të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

Tema e e këtij debati duket të kenë qenë zgjedhjet e bëra nga tekniku çek, të cilat nuk i kanë pëlqyer De Rossit, i cili i ka kërkuar shpjegime, të cilat trajneri i tij nuk ia ka dhënë. Ndërsa më shumë "benzinë zjarrit" i ka hedhur edhe ish-presidentja e klubit verdhekuq, Rosella Sensi, për të cilën "fajtorët kryesorë të dështimit të Romës janë dy drejtuesit Baldini dhe Sabatini, që kanë preferuar Zeman në pankinë dhe jo Vincenzo Montellan, që sipas saj duhet të ishte tekniku i Romës në këtë sezon".
Shtuar më 02/10/2012, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori