Tension tek Hamburgu, tifozët tentojnë të rrahin Mavrajn me shokë në dhomat e zhveshjes
Pëlqej
Skuadra e mbrojtësit shqiptar të Mërgim Mavrajt, Hamburgu nuk po kalon një moment fort të mirë në kampionat pasi ndodhet në vendin e parafundit duke rrezikuar seriozisht rënien në futbollin elitar të gjermanisë.

Edhe sot, ata humbën 1-2 në shtëpi nga skuadra e Bayer Leverkusen.

Pas vërshëllimës finale të gjyqtarit të ndeshjes, tifozët vendas tentojnë të hyjnë në fushë për të nxjerrë inatin ndaj lojtarëve të skuadrës së tyre.

Për fat, janë forcat e rendit që ndaluan mësymjen duke përdorur edhe qentë e policisë.

40 minuta pas kësaj tentative, tifozët e Hamburg nuk u dorëzuan, por tentuan edhe një herë të sulmonin lojtarët e ekipit të tyre.

Këtë herë, tifozët e irrituar tentuan të hynin në korridoret e brendshme të stadiumit, por, përsëri pa sukses.

Javën e ardhshme, Hamburgu i Mërgim Mavrajt do të luajë derbin e veriut ndaj Werder Bremen, një sfidë që mund të vendosë jo pak për fatin e një prej ekipeve më të njohura në Gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2018, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori