Tension tek Reali, Perez sherr me yllin e ekipit
3 Humbje radhazi dhe eleminimi nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve, kanë trubulluar jaashtë mase situatën tek Reali i Madridit.


Së fundmi ka pasur një sherr mes presidentit Florentino Perez dhe kapitenit Sergio Ramos.

Ky i fundit akuzohet për tradhti, për shkak të kartonit të verdhë marrë në Amsterdam, karton që vetë Ramos në mënyrë naive pas ndeshjes rrëfeu se e mori me qëllim (për të munguar në Madrid në kthim), që të mos rrezikonte pezullim në turin pasardhës.


Sipas "AS" Perez i priti lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe i kritikoi ashpër për sjelljen e tyre gjatë ndeshjes. Më pas Perez e ngriti zërin, foli për mungesë përkushtimit, ditë pushimi pa kriter dhe përdori edhe fjalën "të turpshëm".

Në atë moment Ramos iu përgjigj, duke e akuzuar presidentin dhe drejtuesit e klubit se e kanë planifikuar keq sezonin dhe po mundohen të shkarkojnë fajin gjetkë. "Më paguaj dhe iki menjëherë", mësohet të ketë thënë Ramos në debat e sipër, ndërsa stafi dhe lojtarët ishin të pranishëm.

Shtuar më 07/03/2019, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori