Tensione mes Prishtinës dhe Dritës, Curri ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Kartoni i kuq i Debatik Currit on Vidnews.

Pëlqej
Mirel Josa dhe Prishtina po luan sot ndeshjen vendimtare të sezonit. Trajneri kryeqytetas është duke sfiduar skuadrën e Dritës për të tentuar që të arrijë kurorëzimin me titull.

Në ndeshjen finale të edicionit, Prishtina duhet që të fitojë me diferencë 3 golash, në mënyrë që të shpallet kampione. Ndërsa, skuadra e Dritës mund t’i lejojë vetes jo vetëm fitoren dhe barazimin, por edhe një humbje deri me diferencë dy golash dhe do të ishte kampione.

Momente tensioni në minuten e 32-të të ndeshjes. Qendërmbrojtësi i Prishtinës, Debatik Curri është ndëshkuar direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar ndaj futbollistit të Dritës. Ky moment ka sjellë protesta të ashpra ndaj arbitrit. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori