Tensione te Real Madrid, Ramos shpërthen dhunshëm kundër bashkëlojtarit (VIDEO)
Te skuadra e Real Madrid, duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Kjo po ndodh jo vetëm në fushën e lojës por edhe në stërvitjen e lojtarëve.

Kjo situatë e vështirë është vërejtur edhe gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme, ku kapitenin Sergio Ramos ka goditur dy herë me top Reguilon, të riut madrilen i cili e kishte goditur aksidentalisht atë më herët.

Rugeilon u hodh për ta bllokuar pasimin e Ramosit dhe e goditi aksidentalisht në fytyrë, kjo bëri që Ramos të shpërthejë duke e gjuajtur disa herë me top.

Në fund, është dashur ndërhyrja e Luka Modric për ta qetësuar Ramosin. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori