Tentuan të grabisnin dyqane të maskuar me fytyrën e Salah, arrestohen 4 persona në Egjipt
Katër hajdutë egjiptianë, të maskuar me fytyrën e yllit të futbollit Mohamed Salah dhe të armatosur, dolën nëpër rrugët e Kairos për të grabitur dyqanet, por aventura e tyre nuk zgjati shumë, pasi u arrestuan nga autoritetet.

Lajmi u bë i ditur nga mediat egjiptiane, të cilat raportuan se të 4 hajdutët u arrestuan nga forcat e sigurisë në Nasr City, një lagje e kryeqytetit të Egjiptit, Cairo, pavarësisht tentativave për t’iu larguar rrethimit.

Mohamed Salah është shndërruar në një idhull për shumicën e egjiptianëve, që kur vendosi t’i bashkohet Liverpoolit në verën e 2017-ës, pasi pikërisht me "The reds" ka spikatur në fushën e lojës, duke u bërë protagonist i shumë sukseseve.
Shtuar më 21/05/2020, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori