Ter Shtegen apo Neuer, Low merr vendimin për ndeshjet e tetorit
Gjermania ka në prgram dy ndeshje gjatë tetorit.

Fillimisht, do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Argjentinës më 10 tetor në Dortmund, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojë në Estoni në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2020.

Marc-Andre ter Stegen, do të jetë në portën e gjermanëve në ndeshjen miqësore ndaj Argjentinës, ka konfirmuar trajneri i Kombëtares, Joachim Low.

“Kam vendosur që Marcu të jetë startues në Dortmundit ndaj Argjentinës dhe Neueri në Tallinn, ashtu siç diskutuam me të dy lojtarët. E kam konfirmuar disa herë që Manuel Neueri është kapiten yni dhe numri një i yni për Kampionatin Evropian.
Shtuar më 04/10/2019, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori