Ter Stegen 1 pasim më shumë se Griezmann
Portieri i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen, bëri gjithsej 24 pasime gjatë ndeshjes kundër Atletico Madridit, një pasim më shumë se ylli i klubit madrilen dhe kandidatit për Topin e Artë, Antoine Griezmann.

Megjithatë, një statistikë që ka marrë vëmendjen e tifozëve të dy klubeve dhe mediave spanjollë është ajo që tregon se Ter Stegen e kishte bërë një pasim më shumë se Griezmann gjatë kësaj ndeshje (24 me 23).

Aftësia e Ter Stegenit për të luajtur me këmbë është një aftësi që e dallon atë nga shumë portierë të tjerë, përfshirë këtu edhe portierin e ekipit kundërshtar, Jan Oblak, i cili bëri vetëm katër pasime gjatë gjithë ndeshjes.

Që të dy këta portierë janë përmendur këtë sezon si dy nga portierët më të mirë në botë, për shkak të paraqitjeve që i kanë bërë për klubet e tyre.
Shtuar më 26/11/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori