Ter Stegen këshillon bashkombasin e tij: Do të përshtatej në La Liga
Gotze do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni, pasi nuk ka pasur marrëveshje as tentim për rinovim kontrate.

Lojtari lidhet me disa skuadra nga Serie A, megjithatë, lidhur me të ka folur portieri i Barcelonës, i cili beson se mesfushori mund të përshtatet edhe në La Liga.

"Mario është një lojtar i cili mund të kontrollojë topin mirë dhe të avancojë lojën", ka thënë Ter Stegen.

"Ai definitivisht do të përshtatej në ligën spanjolle. Nuk e di nëse synon të luajë futboll. Kur flasim me njëri tjetrin, asnjëherë nuk flasim për futboll", ka shtuar mes tjerash portieri.

Milan dhe Roma janë dy skuadrat që po interesohen për shërbimet e mesfushorit të BVB.
Shtuar më 01/06/2020, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori