Tërbohet Balotelli: Asnjë dënim për Spollin?! (FOTO-VIDEO)

Nuk ka provë televizive për Nicolas Spollin. Mbrojtësi argjentinas i Catanias akuzohet nga Mario Balotelli se në ndeshjen e djeshme Catania-Milan (1-3) i është drejtuar sulmuesit kuqezi me ofendime raciale: "Zezak m..., mos më thuaj!", por mesa duket Gjykata Sportive në Itali nuk do të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj tij.


Fjalët e Spollit nuk janlë fiksuar nga asnjë telekamerë në stadium ndaj dhe do të vazhdohet të diskutohet nëse ajo çfarë thotë Balotelli është e vërtetë apo jo?...

Gjithësesi, reagimi i Balotellit, i cili është ndëshkuar disa herë për sjellje jo sportive, tregon se mbrojtësi i Catanias ka nxjerrë nga goja fjalë aspak të bukura. /albeu.com/

Shtuar më 02/12/2013, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori