"Tërbohet" Cisse, 2 të kuq dhe 7 javë pezullim (VIDEO)
Muajt e tij me Lazion tashmë janë harruar, por Djibril Cisse bëhet sërish objekt diskutimi. Bomberi francez, i transferuar te QPR gjatë merkatos së janarit, ka luajtur vetëm 5 ndeshje me klubin e Premier League.

Pasi mori një karton të kuq në përballjen me Wolverhampton, që u shoqërua me 3 ndeshje pezullim, Cisse duhet të rrijë edhe 4 ndeshje të tjera pushim për shkak të kartonit të kuq pas një faulli të rëndë në ndeshjen me Sunderland.

Kjo gjë ka acaruar jashtë mase presidentin e QPR, ndërkohë që sezoni bazhdon të jetë negativ për Djibril Cisse. /albeu.com/

Shtuar më 26/03/2012, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori