Tërbohet Muriqi, i hedh përtokë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës (VIDEO)
Humbja ndaj Sivasporit në kampionat është përjetuar keq nga skuadra e Fenerbahçes.

Ndeshja e sotme 3-1 i kushtoi ekipit të njohur turk dy lojtarë të tij, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq. Por, sjellja e kapitenitFenerbahçes Ozan Tufan ndaj arbitrit ka acaruar pa masë sulmuesin e verdhebluve si dhe shokun e tij të skuadrës Vedat Muriqin.

Debatet e vazhdueshme me gjyqtarin i kushtuan Tufanit daljen nga fusha me kartonin e dytë të verdhë. Në momentin që po i dorëzonte shiritin e kapitenin Muriqit, ky i fundit është acaruar deri sa plasi në tapetin e gjelbër shiritin e kapitenit.

Debati i vazhdueshëm me arbitrin dhe mospërqëndrimi te loja irrituan sulmuesin e Kosovës, i cili kërkon që Tufan të jetë shembull për shokët e skuadrës.

Reagimi i tij ka tërhequr vëmendjen e shumë futbolldashësve në Turqi.
Shtuar më 15/12/2019, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori