Tërhiqet La Liga, ja kur pritet të fillojë
La Liga dhe RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në të cilën zyrtarizojnë diçka që është e qartë, por që nuk ishte njoftuar më parë.


Dy institucionet e futbollit kanë njoftuar se futbolli në vendin iberik do të rinisë vetëm atëherë kur Qeveria e Spanjës do të mendojë se nuk paraqet rrezik për shëndetin e futbollistëve dhe të tjerëve që punojnë në këtë sektor të sportit.

Ato e mbyllin deklaratën e tyre të përbashkët duke falënderuar të gjithëve ata që po luftojnë për pengimin e përhapjes së Koronavirusit.

“RFEF dhe La Liga dëshirojnë të tregojnë mirënjohjen e tyre më të madhe publike për të gjithë ata që po bëjnë përpjekjet e tyre më të mira për të ofruar shërbime thelbësore për spanjollët dhe gjithashtu dëshirojmë të kujtojmë me sinqeritet të gjithë të ndjerit. Një përqafim i ngrohtë nga bota e futbollit për të gjitha familjet që po humbasin të dashurit e tyre!”.
Shtuar më 23/03/2020, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori