Tërhiqet legjenda Raul Gonzalez
Tashmë është zyrtare. Raul Gonzales Blanco në muajin Nëntor do t’i japë fund pas 21 vitesh karrierës si futbollist. 38-vjeçari, aktualisht pjesë e New York Cosmos në Ligën Veriore të Futbollit në Amerikë, siguroi se në përfundim të kampionatit do të "varë këpucët në gozhdë".

"Kur firmosa për Cosmos, u shpreha se në fund të sezinit do të vlerësoja mundësinë e tërheqjes në varësi të gjendjes time. Kam vendosur të var këpucët në gozhdë, por tani jam i fokusuar për ta ndihmuar ekipin të fitojë kampionatin. Mendoj se ky është momenti i duhur për ta hedhur këtë hap", ka thënë spanjolli.

Raul ka zhvilluar një karrierë fantastike me Real Madrid, klub ku ka debutuar që në vitin 1994 dhe ku ka shënuar 323 gola në të gjitha kompeticionet. Fanellën e bardhë e ka veshur për 16 vite radhazi, duke fituar 6 tituj kampion të La Ligas, 4 Superkupa të Spanjës, 3 Champions League, 1 Superkupë të Europës dhe 3 Kupa Interkontinentale. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2015, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori