Tërhiqet rivali, Gjetan Keta përballë një tjetër turku
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Boksieri turk Gokalp Sulltan Ozëkler, i cili do të përballej me Gjetan Ketën për titullin interkontinental WBC, është tërhequr 3 ditë përpara finales.

Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e martë, është bërë publike një raport mjekësor i mbërritur nga Federata Turke e Boksit, sipas së cilës boksieri Ozëkler që do të ndeshej me Gjetan Ketën është i sëmurë me temperaturë dhe si rrjedhojë e ka të pamundur që të zhvillojë ndeshjen e parashikuar për ditën e premte.

Pas ankimimit të organizatorëve, ka ndërhyrë Federata Botërore WBC, e cila ka detyruar federatën turke të sjellë dy alternativa nga të cilat është zgjedhur si kundërshtar Turgay Uzun, një boksier me shumë eksperiencë pasi numëron 67 ndeshje të zhvilluara 40 fitore dhe 26 prej tyre me KO.

Pjesa tjetër e organizimit mbetet e njëjtë, gjithçka është e pandryshueshme, përveç emrit të kundërshtarit të Gjetan Ketës. Ndeshja do të zhvillohet për titullin Interkontinental të Federatës WBC në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" në orën 18:00
Shtuar më 16/02/2016, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori