Terim: Jo cdo gje varet nga Shqiperia
Albeu.com
Trajneri i Turqise, Fatih Terim, ndihet i shqetesuar perpara ndeshjes se fundit te skuadres se tij ne eliminatoret e Boterorit 2006 ne grupin 2. Turqia do te luaje ne Tirane me 12 tetor kunder Shqiperise, dhe fitorja eshte e vetmja mundesi qe turqit te fitojne te drejten e pjesemarrjes ne play-off.Por gjithcka do te varet nga ndeshja e se shtunes, Danimarke-Greqi. Te dyja keto skuadra do te zhvillojne nje ndeshje me shume se Turqia. Trajneri turk shpreson ne nje barazim mes ketyre skuadrave, pasi vetem ne kete menyre Turqia do te mund ta zgjidhte vete fatin e saj ne ndeshjen e fundit kunder Shqiperise.

Ne rast se skuadra daneze do te fitonte, atehere Turqia duhet te siguronte me cdo kusht tri piket ne "Qemal Stafa". Po ashtu ne rast fitoreje te Greqise, perfaqesueses turke pervecse do t'i duhej patjeter fitorja ne Tirane, do te priste gjithcka nga ndeshja Greqi-Gjeorgji. Pra, Fatih Terim, perpara ndeshjes me Shqiperine duhet te mendoje per rezultatin qe do te dale nga stadiumi i Kopenhagenit, ku do te perballen Danimarka dhe Greqia. "Sigurisht qe ne Shqiperi do te shkojme per te fituar - ka bere te ditur Terim perpara mediave turke,- por nga ana tjeter duhet te presim rezultatin e ndeshjes Danimarke-Greqi. Jo gjithcka varet nga ndeshja kunder Kombetares se Shqiperise, megjithate ne do te luajme vetem per te fituar".

Precedentet e ndeshjeve Shqiperi-Turqi, flasin me shume per Kombetaren kuqezi. Kete e ka te qarte edhe numri nje i pankines turke, por sipas tij, ky fakt nuk do te thote asgje ne lidhje me fatin e ndeshjes se 12 tetorit ne "Qemal Stafa". "E di qe ne te shkuaren skuadra e Shqiperise na ka mundur disa here. Di gjithashtu se perfaqesuesja e drejtuar nga Brigel ka ne perberje nje grup shume te mire futbollistesh, dhe se eshte shume e veshtire te mundet ne fushen e saj, por kjo nuk do te thote asgje.

Ne jemi te motivuar, dhe me shume se kurre fitorja eshte shume e rendesishme per ne. Mungesat? Eshte e vertete qe kemi disa mungesa ne skuader, por te gjithe e dime qe duhet te fitojme, dhe kjo eshte me e rendesishmja. Gjithsesi, e perseris edhe nje here, se jo gjithcka varet nga ndeshja kunder Shqiperise, pasi duhet te presim rezultatin e ndeshjes te se shtunes, Danimarke-Greqi", eshte shprehur trajneri i Turqise, Fatih Terim. G. Sportive
Shtuar më 08/10/2005, ora 18:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori