Terim kërkon Kaka te Galatasaray
Trajneri i kampionëve të Turqisë, Galatasaray, Fatih Terim ka një ëndërr përsa i përket merkatos së janarit: Ricardo Kaka. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, tekniku i famshëm turk ka pranuar interesimin për brazilianin e Real Madrid duke deklaruar se ka menduar gjatë për futbollistin dhe dëshiron ta ketë në ekip pasi është një lojtar fantastik.

Trajneri tha se ai dhe presidenti i klubit dëshirojnë ta marrin brazilianin pasi do të ishte një blerje fantastike për skuadrën e Stambollit, por nuk mjafton vetëm dëshira pasi e vetë futbollistit, që disa herë dëshiron qëndrimin në Madrid e disa herë rikthimin te Milan. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori