"Tërmet" në pankinat e Premier League (FOTO LAJM)

Jose Mourinho - Real Madrid
Pas vitesh të tëra mobilizimi, merkatoja e trajnerëve anonçon një verë të nxehtë në Premier League. Pankina e Chelsea dhe ajo e Kombëtares angleze, pa harruar ato të Manchester City dhe Liverpool, këtë verë mund të pësojnë ndryshime radikale, duke parë rezultatet jo të kënaqshme të skuadrave në fjalë (sidomos Liverpool).

Pankina e Chelsea përflitet dita-ditës që pas shkarkimit të Andre Villas Boas. Skuadra iu besua Roberto Di Matteo, i cili arriti të fitojë me Benfikën në Champions League por barazimi me Swansea dhe humbja me Manchester City e kanë larguar Chelsea nga vendi i katërt dhe kjo e vështirëson mundësinë se mund të konfirmohet edhe për sezonin e ardhshëm në krye të Bluve.

E njëjta gjë vlen edhe për Liverpool dhe City ku teknikët aktualë momentalisht janë jashtë çdo objektivi dhe kjo vështirë se mund të tolerohet nga presidentët e klubeve në fjalë të cilët kanë shpenzuar miliona sterlina për merkaton e futbollistëve.

Emrat që përfliten janë të shumtë. Në fokusin e drejtuesve të klubeve janë emrat më të mirë të trajningut për momentin por duhet pritur merkatoja për të mësuar nëse do të realizohen apo jo. /albeu.com/

Cilët janë këta trajnerë? Shikoni foto galerinë e mëposhtme:



Shtuar më 30/03/2012, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori