Tërmet te Juventus, Ronaldo mendon largimin pa Champions
Ishte ndër më të dobëtit në fushë për Juventusin në sfidën kundër Atletikos së Madridit, por fundja nuk mund të bënte asgjë më shumë i vetëm, duke parë se edhe të gjithë shokët e skuadrës së tij ishin të fikur.

Gjithsesi, për të ndezur edhe më shumë tensionin rreth Kristiano Ronaldos, ka menduar media spanjolle, konkretisht uebsajti "Diariogol", i cili ka lëshuar një bombë merkatoje, ndonëse është shumë shpejt për të marrë konfirmime prej saj.


"Kam fituar 5 Champions unë". Gjithsesi, duke mbetur te lajmi i burimit në fjalë, "Diariogol" hap një skenar bombastik, sipas të cilit ylli portugez mund të mendojë largimin nga Juventusi, në fund të këtij sezoni, pas vetëm një viti në Torino, në rast se eliminohet nga Liga e Kampioneve. Përveç ndjesive të futbollistit, i cili erdhi me shumë shpresa dhe bujë te “Zonja e Vjetër”, duke deklaruar që në fillim se sivjet Juventusi do të ishte pretendentja kryesore në Europë, pas humbjes me Atletikon, duket se ka qenë klubi i Mançester Junajtid, ai që ka vendosur të kontaktojë menjëherë Ronaldon.

Pa dyshim, që “Djajtë e kuq” janë ekipi që besuan dhe e hodhën në futbollin e rëndësishëm Kristianon, që në adoleshencë dhe ndoshta nëse Juventusi nuk do të ishte bindur për të paguar kartonin dhe pagën, futbollisti do të kishte zgjedhur Mançesterin, por ndoshta kjo mund të jetë një ide për merkaton e verës, por gjithmonë dhe ky është një kusht absolut, nëse Junajtid do të arrijë që të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve. Ndryshe, do të mbetet i parkuar në Torino.
Shtuar më 22/02/2019, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori