Liverpoolit ka marrë një lajm të keq para duelit me Barcelonën në Champions League.
Ylli i Liverpool, Roberto
Firmino është dëmtuar para se të fillonte ndeshja
kundër Huddersfield.
Për shkak të lëndimit, trajneri
Jurgen Klopp u detyrua ta poziciononte në stolin rezervë ndërsa në vendin e tij u aktivizua, Daniel Sturridge.
Sipas gazetës spanjolle "Sport",
Firmino është në dyshime nëse do të mund të luaj në ndeshjen e parë
kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi brazilian ka probleme me muskuj, por do të jetë ekzaminimi mjekësor që do të përcaktojë shkallën e dëmtimit dhe kohëzgjatjen larg fushave të blerta.
Kujtojmë që ditën e mërkurë në 1 maj Barcelona do të presë në "Camp Nou" skuadrën e drejtuar nga
Jurgen Klopp.
Shtuar më 27/04/2019,
ora 11:34