Tërmet te Manchester City, De Bryne mbyll sezonin
Kevin De Bruyne nuk ia doli që të mbyllte 90 minutat në duelin kundër Tottenham Hotspur.

Belgu pësoi një dëmtim para përfundimit të pjesës së parë dhe u zëvendësua menjëherë nga braziliani Fernandinho.

Lojtari me shumë gjasë nuk do të kthehet këtë sezon për "Citizens", për katër ndeshjet e fundit që ata i luajnë kundër Man Utd, Burnley, Leicester dhe Brighton, para finales së Kupës FA kundër Watford.

Sezonin e kaluar, De Bruyne ishte lojtari më i mirë në Angli, por këtë edicion ai ka qenë i gatshëm të kompletojë 90 minuta për vetëm 5 ndeshje.
Shtuar më 20/04/2019, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori