Tërmet te Manchester City, UEFA dënon anglezët
Hetimi ndaj Manchester Cityt për shkelje të rregullores së Fair-Play financiar ka përfunduar dhe hetuesi i çështjes ka gjykuar se klubi kampion i Premier League është fajtor.

UEFA ka prova tashmë se City ka bërë manovra të pista dhe ka shkelur rregullat, ndaj së shpejti pritet një vendim, që mund të jetë ndër më të bujshmit në histori, sepse CFCB do të kërkojë përjashtimin e Man Cityt nga kupat e Europës për një sezon, bën të ditur kanali Sky Sports.

Manchester City ka reaguar menjëherë pas lajmit të sotëm, duke thënë se "klubi është i zhgënjyer, por për fat të keq jo i befasuar" nga raportimi te CFCB, ndërsa hedh poshtë me vendosmëri çdo akuzë, duke i konsideruar falsitete./TS/

Një deklaratë e UEFA-s, lëshuar sot, thotë: "Kryehetuesi i Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), pas konsultimit me anëtarët e tjerë të dhomës së pavarur hetuese në CFCB, ka vendosur sot ta raportojë Manchester Cityn te Dhoma Gjykuese e CFCB, për shkak se hetimi ka përfunduar.

"Dhoma Hetuese e CFCB kishte nisur një hetim ndaj Manchester City në 7 mars 2019, për shkelje të mundshme ndaj rregullores së Fair Play Financiar (FFP), që janë bërë publike në media.

"UEFA nuk do të lëshojë komente të tjera në lidhje me këtë çështje, derisa një vendim përfundimtar të publikohet nga Dhoma Gjykuese e CFCB".

Shtuar më 16/05/2019, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori