Tërmet tek Barcelona, dëmtohet ylli i ekipit
Ousmane Dembele rrezikon të mos luajë ditën e mërkurë më 13 mars ndaj Lyon ne Ligen e Kampioneve.

Sulmuesi u largua nga fusha në fund të pjesës së parë në fitoren 3-1 që Barcelona arriti ndaj Rayo Vallecano ditën e shtunë.

Mësohet se Dembele, ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë, që mund ta mbajë larg fushës për më shumë se 10 ditë.

Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi 21-vjeçar francez është dëmtuar këtë sezon. /albeu.cpm/
Shtuar më 10/03/2019, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori