Nëse kishte
menduar t’i jepte lamtumirën karrierës ndërkombëtare pas vendimit për t’ia hequr
shiritin e kapitenit për të dytën herë brenda 2 viteve, John
Terry ka bërë një hap pas. Pjesë e këtij vendimi duket se ka qenë mbështetja e
trajnerit Capello.
Një burim i afërt i mbrojtësit të Chelsea, tha për “The Sun” se
Terry ishte prekur pasi federata “e shkurorëzoi” ende pa dhënë gjykata verdiktin e saj dhe kishte
menduar të tërhiqej nga “Tre Luanët” përpara Evropianit.
“Është i zhgënjyer pamasë që humbi
shiritin dhe mendoi tërheqjen. Po kur pa mbështetjen e hapur të
trajnerit Capello, i cili doli edhe kundër FA-së, 31-vjeçari ndryshoi mendje”, – tha burimi. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2012,
ora 09:15