Terry “divorcohet” nga Chelsea në fund të sezonit
John Terry ka thënë se ka në plan të largohet nga Chelsea gjatë verës. Pas 18 sezoneve me skuadrën londineze ai mendon së është koha për të lëvizur.

Pas fitores në FA Cup ndaj MK Dons, 35-vjeçari për mediat ai ka deklaruar se nuk ka ofertë për ndonjë kontratë të re dhe se do të kërkojë klub të ri.

Terry i është përkushtuar që nga fillimet e veta këtij klub duke fituar katër tituj të Premier Ligës.

Ai po ashtu ka thënë se do të vazhdojë të luajë, por nuk ka dëshirë të qëndrojë te ndonjë skuadër tjetër angleze./Albeu.com/

Shtuar më 31/01/2016, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori