Didier Drogba është i sigurt se bashkëlojtari i tij, John Terry, do të mbetet në Chelsea. “Ai është kapiteni ynë dhe kemi nevojë për të. E dimë se do të mbetet këtu për të fituar shumë trofe...Jemi duke punuar shumë për të qenë të gatshëm për fillimin e sezonit të ri”, u shpreh sulmuesi nga Bregu i Fildishtë për televizionin ESPN.
Kohëve të fundit flitet se mbrojtësi anglez, Terry, mund t’i bashkohet Manchester Cityt.
Shtuar më 22/07/2009,
ora 21:00