Terry: Fitorja nuk do të thotë titulli
Albeu.com
Kapiteni i Chelseat, John Terry, beson se fitorja e sotme kundër Manchester Unitedit do të jetë një shtytje e madhe për Blutë, mirëpo nuk do të thotë se ata do ta fitojnë titullin me këtë fitore.“Këtë sezon po luajmë më mirë dhe jemi më entuziastë. Kemi shënuar më shumë gola këtë herë dhe kemi një bashkëpunim më të mirë ndërmjet mbrojtjes dhe sulmit”.

“Anelka është përmirësuar shumë, Deco ka qenë i shkëlqyer, ndërsa Bosingwa ofron diçka më tepër në sulm dhe po ashtu është i mirë edhe në mbrojtje”.

“Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për United. Gjërat për ta nuk kanë shkuar aq mirë, prandaj do të mundohen me çdo forcë për të fituar”.

“Një rezultat pozitiv për neve do të ishte po ashtu i mirë. Mirëpo kjo nuk do të thotë se e fituam titullin, pasi që ende nuk e kemi parë Manchesterin e vërtetë”, ka përfunduar kapiteni i Bluve.
Shtuar më 21/09/2008, ora 23:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori