Legjenda e Chelsea, John
Terry, ka dhënë disa këshilla për ish
skuadrën e tij.
Terry ka shprehur mendimin se ish skuadra e tij duhet të bëjë lëvizje drejt
yllit të Dortmund, Jadon
Sancho.
Sipas ish mbrojtësit anglez,
Sancho do të ishte një transferim shumë i mirë për ‘Blutë’ e Londrës.
"Mendoj se djemtë e rinj kanë treguar potencialin. Ne kemi folur në fillim të sezonit për emra si Tammy Abraham, Mason Mount, të cilët kanë treguar se çfarë mund të japin" ka thënë
Terry.
"Mendoj se
Sancho është me gjasë një nga lojtarët më të mirë të rinj në botë momentalisht, dhe ai do të ishte shtesë e madhe për
skuadrën e Chelsea, dhe dukshëm e bën
skuadrën më të mirë" ka shtuar anglezi.
Shumë skuadra angleze janë vënë në garë për shërbimet e
yllit anglez,
Sancho. Mbetet të shihet se kush do ta sigurojë kartonin e lojtarit.
Shtuar më 21/03/2020,
ora 18:52