Terry: Lampard nuk guxon të lëshohet
Albeu.com
Kapiteni i Chelseat, John Terry, beson se Frank Lampard është lojtar i pazëvendësueshëm në skuadrën me mesfushën më të fortë në Evropë.
Këtë afat kalimtar Interi dështoi ta transferonte anglezin në Giuseppe Meazza, mirëpo Jose Mourinho është i vendosur ta transferojë atë në një të ardhme të afërt.

Megjithatë Luiz Felipe Scolari ka deklaruar se Lampard bën pjesë në planet e tij, pavarësisht arritjes së Decos.

Dhe derisa diskutimet për rinovimin e kontratës pritet të rifillojnë, Terry ka deklaruar se Lampard është i pazëvendësueshëm te Chelsea duke thënë se skuadra do ta kishte shumë vështirë pa të.

“Nuk do të ishim e njëjta skuadër pa Lamps. Do ta kishim mungesën e lojës dhe golave të tij. Këtë sezon kemi shumë konkurrencë, prandaj ai duhet patjetër të qëndrojë”, ka thënë kapiteni.
Shtuar më 08/08/2008, ora 18:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori