Terry në kombëtare, Ferdinand jashtë
Fabio Kapelo thërret edhe Xhon Terrin për miqësoret që do zhvillojë përfaqësuesja angleze me Spanjën dhe Suedinë, më 11 dhe 15 nëntor.

Terri i akuzuar për rracizëm mendohej të humbte kombëtaren dhe Euro 2012, po tekniku italian tregohet më i arsyeshëm rreth kësaj çështjeje.

Sipas Kapelos, Terri është i pafajshëm deri sa të provohet e kundërta dhe për këtë arsye ai vendosi ta marrë në skuadër.

Ndërkaq, ashtu sic pritej, Uejn Runi ka mbetur jashtë skuadre nga Kapelo dhe të njëjtin fat e patën edhe mbrojtësit Rio Ferdinand dhe Mikah Riçards.

Anglia do të luajë në 11 nëntor me Spanjën në Uembli, ndërsa katër ditë më vonë do të përballet me Suedinë. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori