Testi i "fundit" për Panuccin? Si do t’i rreshtojë ai kuqezinjtë
Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Jordaninë në “Elbasan Arena”.

Edhe pse është një ndeshje miqësore, fitorja është tepër e rëndësishme për "kuqezinjtë", pasi vijnë nga një humbje me Islandën.

Nga ana e tij edhe trajneri Cristian Panucci është bërë shenjestër e kritikave dhe ndeshja e sotmne shihet si një test për të dhe Kombëtaren, vetëm 4 ditë para se të përballet për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit në transfertë.

Siç bëhet me dije, formacioni për sot pritet të jetë 4-2-3-1. Strakosha duket i pazëvendësueshëm mes dy shtyllave.

Më pas, nga e djathta Hysaj, ndërsa në të majtë Lenjani, por një opsion është edhe Binaku i Malmos.

Qendra e mbrojtjes përbëhet nga Mavraj e Gjimshiti, të dy pa shumë minuta në këmbë.

Basha dhe Lila do të bëjnë lidhjen e mbrojtjes, me pjesën para të ekipit, ndërsa në linjën ofensive, priten Grezda, Memushaj e Gavazaj, ose në vendin e ish-mesfushorit të Skënderbeut, Myrto Uzuni, i thirrur për herë të parë në Kombëtare.

Balotazhin për pozicionin e vetëm në sulm, mes Balajt e Manajt, mesa duket e ka fituar shkodrani. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2018, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori